19 Nëntor 2024

Kina, me mbi 60 milion entitete tregu

Pekin, 16 janar - Deri në fund të vitit 2013, në mbarë Kinën kanë funksionuar mbi 60 milionë e 624 mijë entitete të ndryshme tregu, shifër kjo 10.3% më e lartë në krahasim me fundin e vitit 2012, duke arritur pikun e 5 viteve të fundit.

Nga një raport të publikuar ditët e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme Kombëtare e Industrisë dhe Tregtisë del se vitin e kaluar, kapitalet e regjistruara në Kinë u rritën 18.2%, ndërkohë që numri i ndërmarrjeve që u regjistruan gjatë vitit ishte 2.5 milionë, ose e thënë ndryshe 27.6% më shumë se në vitin 2012.

Sipas këtij raporti, entitetet e tregut ka zënë gjithnjë e më shumë peshën specifike në industrinë e parë dhe atë të tretë. Deri në fundin e vitit 2013, në industrinë e parë u regjistruan 444 mijë ndërmarrje, të cilat zënë 2.9% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve kineze; në industrinë e dytë, 3.82 milionë ndërmarrje zënë 25%, ndërsa në industrinë e tretë, 11 milionë ndërmarrje zënë 72.1%

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)