28 Prill 2025

Kina mbylli llogaritë e bankës kryesore koreanoveriore

Pekin, 8 maj - Banka e Kinës ndërpreu ofrimin e shërbimeve të llogarive bankare të Bankës për Tregti të Jashtme të Koresë së Veriut.

Banka për Tregti të Jashtme e Koresë së Veriut është institucioni kryesor financiar i vendit që ofron shërbime përkatësisht operacioneve të tregtisë së jashtme.

Sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Phenianit parashikojnë ndalimin e transaksioneve që synojnë financimin e mundshëm të përgatitjes dhe zhvillimit të testeve bërthamore në Korenë e Veriut.

Mbyllja e llogarive të Bankës për Tregti të Jashtme është hapi i parë publik i autroriteteve kineze kundër interesave të Koresë së Veriut në konfrontimin e kësaj të fundit me komunitetin ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)