Kina mbështet BE-në në përballimin e krizës së borxheve
Pekin, 22 shkurt - Kina përkrah përpjekjet e BE-së në përballimin e krizës së borxheve dhe ka besim se BE-ja ka aftësinë dhe përvojën për të gjetur rrugëzgjidhje të vështirësive të tanishme përmes nxitjes së reformave dhe rregullimit.
Këto i tha të martën në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei.
Ai theksoi se Kina do të vazhdojë të mbështesë, në mënyrën e vet, përpjekjet e BE-së dhe të FMN-së për zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë.