19 Nëntor 2024

Kina lejon hapjen e pesë bankave private

Pekin, 9 janar - Me qëllim zgjerimin e sektorit financiar dhe rritjen e konkurrencës në industri, të paktën pesë banka private do të hapen në Kinë këtë vit. Kështu, bankat do të lejohen të operojnë në bazë të kritereve të caktuara, nën mbikëqyrjen e autoriteteve bankare kineze.

Kina është përpjekur të hapë sektorin e saj të rreptë bankar, me qëllim nxitjen dhe freskimin e rritjes ekonomike. Komisioni Rregullator Bankar Kinez ka thënë se: “Do të caktohen standarte dhe procedura strikte, që do të shoqërohen me kritere, licenca të kufizuara dhe një sistem mbikëqyrës për menaxhimin e rrezikut".
 
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur në vend janë rritur shqetësimet për zgjerimin e operimit të të ashtëquajturave bankat-hije. E për më tepër, janë kritikët ata të cilët janë shprehur të shqetësuar se bankat ilegale përbëjnë rrezikun më madhor për ekonominë e Kinës dhe gjithashtu e bëjnë kreditimin më pak transparent. Në këto kushte, ligjvënësit kinezë kanë hartuar një rregullore të re për sektorin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)