17 Nëntor 2024

Kina kërkon integrim ekonomik të Azi-Paqësorit

Pekin, 11 nëntor - Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u ka bërë thrrje liderëve të Azi-Paqësorit që të punojnë më shumë për integrimin rajonal ekonomik dhe për promovimin e lidhjeve biznesore.

Xi i ka bërë këto komente në Pekin, në ditën e dytë dhe të fundit të samitit për bashkëpunim ekomomik të Azi-Paqësorit.

“Perspektivat le të bëhen realitet dhe le t’i bëjmë dy anët e Paqësorit shumë më të hapura dhe më të integruara”, u ka thënë Xi liderëve të tjerë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Barack Obama, dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin.

Në ditën e parë të samitit, Pekini ka bërë publike një marrëveshje të tregtisë së lirë me Korenë e Jugut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)