Kina injekton 100 miliardë dollarë për stimulimin e ekonomisë
Pekin, 20 gusht - Kina injektoi rreth 100 miliardë dollarë, që janë tërhequr nga rezervat valutore kolosale të vendit, në dy banka të ngarkuara për dhënien e kredive sipas politikave qeveritare, përpjekja e fundit e Pekinit për stimulimin e aktivitetit.
Banka Qendrore e Kinës (PBOC) finalizoi dje dhënien e 48 miliardë dollarëve për Bankën Kineze të Zhvillimit dhe 45 miliardë dollarëve për Bankën Kineze të Import-Eksportit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua.
Këto injektime kishin për qëllim përforcimin e kapitaleve të këtyre dy institucioneve financiare dhe mbështetjen e aktivitetin ekonomik nëpërmjet ndërmjetësimit të tyre, shtoi media shtetërore.