Kina importoi dy milion ton oriz
Pekin, 26 janar - Sipas statistikave të fundit, në vitin 2012, Kina importoi gjithsej 2 milionë e 316 mijë tonë oriz, 3.1 herë më shumë se në vitin 2011. Kjo shënoi rekordin e ri qysh nga viti 2000.
Ministria e Bujqësisë e Kinës bëri të ditur se në tregun kinez, furnizimi i orizit është i bollshëm dhe një rritje e tillë është shkaktuar nga diferenca e çmimit.
\"Importi i orizit nuk do të ndryshojë ekuilibrin e furnizimit në Kinë dhe madje nuk do të rrezikojë sigurinë e drithërave në botë,\" deklaroi kjo ministri.
Sipas shifrave përkatëse, disa vite më parë, orizi i importuar kryesisht ishte nga Tajlanda dhe sigurohej për konsumatorët me kërkesa të larta. Sasia totale nuk ishte e madhe dhe çmimi nuk ishte i lartë.
Por, me rritjen e kursit të juanit kinez dhe çmimit të orizit në tregun kinez, importi shënoi këtë rritje në vitin 2012.
Sipas doganave kineze, në vitin 2012, orizi i importuar vjen kryesisht nga Vietnami(66.7%), Pakistani(25%) dhe Tajlanda(7.6%).
Ministria e Bujqësisë bëri të ditur gjithashtu që në vitin 2012, importi i orizit në Kinë ishte vetëm 6.2% të tregtisë botërore dhe 1.6% të sasisë së përgjithshme të prodhimit në Kinë.