Kina humb pesë miliardë euro nga epidemia e gripit të shpendëve
Pekin, 21 maj - Epidemia e gripit të shpendëve H7N9 i ka kushtuar tashmë rreth pesë miliardë euro industrisë kineze, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
\"Sektori ka humbur rreth 127 milionë euro, që nga fundi i marsit\", deklaroi Li Xirong, zyrtar i lartë vendas.
Shpendët përfaqësojnë një pjesë tepër të rëndësishme të ushqimeve për shtetasit kinezë.
Virusi H7N9 ka infektuar rreth 130 persona në Kinë, nga të cilat 35 kanë vdekur, sipas të dhënave të fundit zyrtare.
Ky virus, deri tani, nuk është transmetuar asnjëherë nga njeriu.
\"Shitjet e pulave kanë rënë duke shkaktuar probleme serioze ekonomike për prodhuesit dhe një numër të konsiderueshëm të shkurtimeve të vendeve të punës\", theksoi Li Xirong.