15 Janar 2025

Kina humb luftën e çelikut me SHBA-në

Nju Jork, 20 tetor - Organizata Botërore e Tregëtisë konfirmoi një vendim të mëparshëm, që shpallte të paligjshme një tëresi taksash të vendosura nga Kina për prodhimet amerikane të çelikut.

Pekini argumentoi se vendosi taksa të rënda mbi një sasi prodhimesh të SHBA-së, me argumentin se ato subvencionoheshin në mënyrë ilegale nga Uashingtoni.

OBSH-ja rrëzoi vendimin e autoriteteve kineze në muajin qershor, duke e rikonfirmuar qëndrimin e saj edhe në apel, me argumentin se Pekini nuk paraqiti argumente të mjaftueshme për të mbështetur qëndrimin e tij.

Ky episode është i fundit në një seri konfliktesh tregëtare midis të dy shteteve.

“Ne do të vazhdojmë që të marrim të gjithë masat e nevojshme, për të siguruar që Kina të luajë sipas rregullave dhe të mos kufizojë në mënyrë të padrejtë eksportet amerikane”, deklaroi përfaqësuesi amerikan i tregëtisë, Ron Kirk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)