Kina, huadhënësja numër një e ShBA-së
Uashington, 17 korrik - Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Departamenti amerikan i Thesarit, pas blerjes në maj të 6.9 miliardë dollarëve amerikanë, Kina tani zotëron mbi 1.27 trilionë dollarë bono thesari amerikane, duke u bërë huadhënësja më e madhe e Uashingtonit.
Shifrat tregojnë gjithashtu se ky është muaji i tretë radhazi që Kina shton blerjen e borxheve amerikane. Ndërsa në maj, Japonia shiti 1 miliard dollarë borxhe amerikane, duke u renditur si huadhënësja e dytë më e madhe.
Mësohet se deri në fund të majit, huadhënësit e huaj kanë zotëruar afro 6.13 trilionë dollarë bono thesari amerikane, shifër kjo pak më e ulët se në fund të prillit.