Kina gati të arrijë ekonominë amerikane
Pekin, 2 maj - Të dhëna të reja të Bankës Botërore tregojnë se Kina po përparon me shpejtësi në rritjen e saj ekonomike, drejt tejkalimit të SHBA-së, si ekonomia më e madhe në botë.
Në raportin e Bankës Botërore theksohet se \"SHBA-ja mbetet ekonomia më e madhe në botë, por e ndjekur nga Kina me një diferencë të vogël\", sipas të dhënave bazë të standartit.
Studimi i Bankës Botërore për klasifikimin e pasurisë kombëtare bazohet në të dhënat e vitit 2011.
Por kur këto të dhëna bëhen për frymë të popullsisë, rezultatet janë të ndryshme, pasi SHBA-ja renditet në vend të 12-të, kurse Kina në vend të 99-të.
Në krye të listës renditen Katari, Makao, Luksemburgu, Kuvajti dhe Brunei.