Kina: Fuqia e parë komerciale në botë
Pekin, 11 janar - Kina zyrtare njoftoi sot me mjaft garanci se tashmë ishte fuqia e parë komerciale në botë, duke bërë të ditur për vitin 2013 një volum të tregtisë vjetore në shifrën 4 000 mijë miliardë dollarë.
Eksportet kineze u rritën në 2013 me 7,9 për qind, me 2,210 miliardë dollarë, ndërsa importet u rritën me 7,3 për qind me 1,950 miliardë, sipas shifrave të publikuara sot nga doganat.
Suficiti tregtar u rrit me 12,8 për qind në 2013, me 260 miliardë dollarë, pas shifrave të deklaruara të rritjes me pothuajse 50 për qind të vitit të kaluar.
Në total, volumi i tregtisë së jashtme u rrit me 7,6 për qind në vitin 2013 (me 4,160 miliardë dollarë), shifër nën objektivin e qeverisë duke shënuar rritje me tetë për qind.
Me këtë nivel rekord, është pothuajse e konfirmuar se Kina ka arritur të eklipsojë SHBA-në për herë të parë vitin e kaluar, lideri botëror në aspektin e tregtisë së mallrave, me përjashtim të shërbimeve), tha zëdhënësi i doganave kineze, Zheng Yuesheng.