Kina forcon kontrollin mbi shpenzimet e administratës
Pekin, 1 tetor - Administrata vendore në Kinë do t\'u nënshtrohet rregullave të rrepta për shpenzimin e parave publike, sidomos në rastin e udhëtimeve jashtë vendit, ndërsa një rregullore e re hyn në fuqi nga 1 tetori.
Një udhëzues tashmë u është shpërndarë qeverive vendore, mbi nivelin administrativ të distriktit, i cili kërkon mbi të gjitha disiplinimin e shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit, blerjen e makinave apo të tjera shpenzime me paratë e taksapaguesve.
Qeveritë vendore tani do të duhet të mirë organizojnë mbledhjet dhe takimet, ndërsa udhëzuesi i qeverisë rekomandon metoda alternative për zhvillimin e këtyre mbledhjeve, si për shembull duke përdorur videokonferencat, telefoninë dhe internetin, me qëllim pakësimin e shpenzimeve.
Sipas rregullave të reja, administrata vendore duhet të kontrollojnë arsyet, përmbajtjen, nevojën, programin e udhëtimeve jashtë territorit shtetëror për punë publike. Njëkohësit rekomandohet kontrolli mbi numrin e njerëzve dhe kohën e qëndrimit jashtë vendit.
Tani, ndalohet zhvillimi i studimeve dhe përgatitja profesionale e punonjësve të administratës, që nuk kanë lidhje me punën e institucionit ku punojnë.