Kina fillon t'i raportojë FMN-së për rezervat valutore
Pekin, 2 tetor - Kina filloi t'i raportojë portofolin e rezervave në valutë të huaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, një përpjekje për të përmirësuar transparencën e të dhënave.
Misioni i FMN-së në Kinë konfirmon pjesëmarrjen e Pekinit në rezervën zyrtare të këmbimeve valutore (COFER) për të parën herë, tha zëdhënësi Gerry Rice në një email të mërkurën.
Fondi publikoi të dhënat e rezervës së valutave duke listuar për të parë herë ekonomitë që pranuan që emri i tyre të shfaqej aty, mes tyre dhe Kina.
Sipas FMN-së të dhënat e Kinës publikohen gradualisht dhe do të marrin formën e plotë brenda dy ose tre vjetëve.