Kina është ndërtuesja e sigurisë aziatike dhe botërore
Pekin, 4 shkurt - Kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Fu Ying, e pranishme në Konferencën e 50-të të Munihut për Sigurinë, diskutoi për temën "forcat globale dhe stabiliteti rajonal".
Fu Ying tha se Kina ka nevojë dhe ka bërë përpjekje për një mjedis të jashtëm të mirë. Kina mbështet shpirtin gjithëpërfshirës dhe përpiqet të shtojë besimin e të heqë dyshimet nëpërmjet dialogut, në nxitje të bashkëpunimit ekonomik e financiar, duke kontribuar për sigurinë dhe lulëzimin e Azisë dhe të botës. Lidhur meproblemet territoriale dhe mosmarrëveshjet për hapësirën detare, të bartura nga historia, pala kineze është për lënien mënjanë të mosmarrëveshjeve dhe zhvillimin e përbashkët të burimeve natyrore si dhe kundërshton fabrikimin e tensionit dhe konfliktit në rajon. Njëkohësisht, Kina është e mendimit se duhet reaguar prerazi kundër provokimeve, që çeshtjet të zgjidhen me dialog. Duke parandaluar kërcënimin e sigurisë në rajon.