29 Prill 2024

Kina do të vazhdojë investimet në tregun monetar evropian

Pekin, 24 korrik - Guvernatori i Bankës Qendrore Kineze Zhou Xiaochuan u shpreh më 23 korrik se,-\"Për investimet kineze, tregu monetar evropian ishte, është dhe do të jetë një nga tregjet kryesore.\"

Gjatë një interviste për median, Zhou Xiaochuan tha se në mbledhjen e 21 korrikut, udhëheqësit e Eurozonës dhe të institucioneve të BE-së arritën unanimitet për dhënien e fondit të dytë për Greqinë si dhe për forcimin e mekanizmit të ndihmës gjatë krizës. Pala kineze e mirëpriti këtë zhvillim.

Zhou Xiaochuan tha se këto masa të ndërmarra nga BE-ja do të shërbejnë për nxitjen e zgjidhjes së borxheve shtetërore të Eurozonës si dhe për ruajtjen e qendrueshmërisë financiare.

Si investitor përgjegjës në tregun monetar ndërkombëtar, Kina ka ruajtur besim për zonën e euros dhe euron dhe do të vazhojë të luajë rol aktiv në tregun ndërkombëtar monetar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)