Kina do të ulë koston e financimit për ndërmarrjet
Pekin, 2 qershor - Rregullatori kinez i sistemit bankar ka deklaruar se do të hiqen taksat e tepërta për ndërmarrjet vendase me kosto të ulët financimi.
Një nga zyrtarët e Komisionit Rregullues Bankar të Kinës, Zhang Xiaopu thekson se ndërmarrjet kineze janë dëmtuar nga taksat e paarsyeshme, gjatë financimit.
Ndër të tjera ai ka theksuar se \"Kur kompanitë kërkojnë financim, ato duhet të jenë të hipotekuara si dhe të paraqesin garanci para marrjes së kredisë. Të tilla kërkesa ulin koston e tyre të financimit, gjë që përbën shqetësimin kryesor për këto biznese\"
Sipas zotit Zhang, komisioni do të mbikqyrë të gjitha institucionet bankare për të ndjekur me rigorozitet çmimet e shërbimit si dhe do të kryejë inspektive të veçanta.
Ai ka shtuar se komisioni do të rregullojë kreditë ndërbankare, si dhe menaxhimin e shëndetshëm të të ardhurave, por dhe shërbimet e besimit, për të ulur kostot e financimit të ndërmarrjeve.
Shumë kompani kineze, kryesisht ato private janë ankuar prej kohësh për shërbimet bankare dhe vështirësitë e kreditimit nga bankat shtetërore