Kina do të ruajë rritjen e qëndrueshme ekonomike
Pekin, 10 shtator - Ekonomia kineze do të vijojë rritjen e qëndrueshme dhe Kina do të vijojë rrugën e reformës dhe të hapjes. Kështu shkruan kryeministri kinez Li Keqiang në një artikull të botuar në \"Financial Times\".
Në artikullin me titull \"Kina do të qëndrojë në rrugën e rritjes së qëndrueshme,\" Li përpiqet të largojë frikën se ngadalësimi i ekonomisë kineze do të çojë në një rënie të madhe dhe se programi i reformave ekonomike i Kinës do të shoqërohet me probleme të ndërlikuara shoqërore.
\"Menjëherë pas mori detyrën në mars, qeveria e re kineze e bëri të qartë se politika e saj ishte mbështetja e rritjes ekonomike, përmirësimi i mirëqenies së njerëzve dhe nxitja e barazisë shoqërore\", shkruan Li.
Qeveria kineze do të ketë një \"qasje tërësore\" në kërkimin e arritjes së rritjes së qëndrueshme, rregullimit strukturor dhe reformimit të mëtejshëm, në vend që të vazhdojë me modelin e vjetër të konsumit dhe investimeve të larta, thuhet në artikull.
Sipas kryeministrit Li, zgjerimi i kërkesës së brendshme do të jetë fokusi i Kinës për rritjen e qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Kryeministri kinez thekson në artikullin e botuar në \"Financial Times\" edhe rolin e Kinës si një fuqi e përgjegjshme në arenën botërore. Edhe pse një vend në zhvillim me një \"mori detyrash dhe sfidash\", shkruan Li, Kina \"do të marrë përsipër më shumë përgjegjësi dhe detyrime në çështjet ndërkombëtare në përputhje me kushtet e veta.\"