20 Nëntor 2024

Kina do të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme

Pekin, 31 korrik - Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013, Kina do të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme, pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të ndërlikuara ndërkombëtare dhe vendore, deklaroi sot Byroja Politike e Partisë Komuniste Kineze, organi qeverisës i vendit.

\'\'Qeveria qendrore do të vazhdojë të bashkëpunojë për rritjen, ristrukturimin e ekonomisë dhe promovimin e reformave,\" sipas një deklarate zyrtare të lëshuar nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

\"Politika makroekonomike duhet të synojnë drejt qëndrueshmërisë, politika mikroekonomike duhet të jetë fleksibël dhe politika sociale duhet t\'i mbështesë me vendosmëri. Gjithë kjo duhet të jetë e koordinuar,\" tha Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, e mbledhur nga numri një i vendit, Xi Jinping.

Si zakonisht, udhëheqja komuniste është treguar e përmbajtur dhe mbron gjithashtu një \"politikë të kujdesshme monetare\".

Në tremujorin e dytë të këtij viti, Kina pati një rritje të ngadalshme ekonomike duke zbritur në 7,5 për qind dhe duke shkaktuar dyshime tek ekonomistët mbi fuqinë e gjigantit aziatik në përmbushjen e objektivit kryesor.

Me rritjen prej 7,8 për qind vitin e kaluar, Kina ka shënuar performancën më të dobët këto 13 vitet e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)