10 Maj 2024

Kina bojkoton FMN-në

Pekin, 12 tetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës do të mungojë në takimin e Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Boterore në Japoni.

Arsyeja e nje levizjeje te tille me sa duket jane bere mosmarreveshjet e vazhdueshme territoriale mes dy vendeve, qe i kane ftohur ndjeshem relatat mes Pekinit dhe Tokios.

Molla e sherrit jane ishujt ne detin e Kines Lindore, te pretenduara nga te dy vendet. Takimin do ta bojkotojne gjithashtu edhe kreret e kater bankave shteterore kineze.

Guvernatori Zhou Xiaochuan ishte parashikuar te mbante edhe nje fjalim ne event. Ngerci i krijuar mes dy fqinjeve nuk ka prekur vetem marredheniet politike, por edhe ato ekonomike.

Prodhuesit japoneze njoftuan te marten nje renie drastike te nivelit te shitjeve ne Kine, pas protestave te fundit atje dhe shenjestrimit te produkteve e bizneseve japoneze.

Toyota raportoi per muajin shtator uljen e shitjeve me 49%, Honda dhe Nisani 40 dhe 35% probleme kane pasur edhe Mitsubishi Motors dhe Mazda.

Takimi i FMN-se vjen pak pas paralajmerimeve te organizmit nderkombetar se rritja ekonomike globale po ngadalësohet këtë vit dhe rreziku për probleme serioze po shtohet.

Kryeekonomisti i fondit Olivier Blanchard insiston se ekonomitë e zhvilluara rrezikohen nga recesioni, ndërsa ekonomi të mëdha në zhvillim si Kina po e ndjejnë përherë e më tepër efektin e krizes.

Drejtues të lartë financiarë dhe politikë mblidhen ne Tokio ne 13 tetor per te diskutuar pikerisht per keto dhe çështje të tjera të rëndësishme ekonomike.

Shumë evropianë janë zemëruar me përpjekjet e qeverive të tyre për të shkurtuar pagat dhe pensionet, ndërsa po rriten taksat në përpjekje për të balancuar buxhetet.

Zemërimi i publikut është njëri prej shumë faktorëve që i kufizojnë drejtuesit të zgjidhin problemet ekonomike në Evropë dhe gjetkë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)