Kina beson në ekonominë e Amerikës
Pekin, 19 gusht - Zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping ka shprehu besimin e tij në ekonominë e Amerikës dhe ka deklaruar se të dy vendet nuk duhet ti politizojnë çështjet tregtare.
Jimping i cili pritet të jetë president i ardhshëm i Kinës, këtë deklaratë e ka dhënë pas një takimi që ka pasur me homologun e tij amerikan Xho Bajden, i cili është duke realizuar një vizitë në Kinë me qëllim të forcimti të reputacionin të ekonomisë amerikane.
Ndërsa, zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, i ka thënë homologut kinez në takim se \"mirëqenia globale ekonomike mbështetet në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës\".