Kina ashpërson rregullat për kaptalin e bankave
Pekin, 13 shtator - Kina do të ndjekë shembullin e 27 kombeve më të mëdha ekonomike të botës duke forcuar rregullat e saj të kapitalit për bankat.
Organi kombëtar mbikëqyrës i bankave planifikon vendosjen e rregullave të reja përkatëse në vitin e ardhshëm, njofton gazeta "China Business News".
Kështu institutet financiare në Republikën Popullore në të ardhmen duhet të sigurojnë bizneset e tyre me të paktën 10 për qind kapital të vetin.
Dje mbikëqyrësit e bankave dhe drejtorët e bankave monetare të 27 vendeve ranë dakord në Basel të Zvicrës për rregulla më të ashpra sa i përket përqindjes së kapitalit të vet instituteve në sektorin financiar.