KIESA nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ARDA
Prishtinë, 18 korrik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Agjencive për Zhvillim Rajonal ARDA.
Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi në mes të dy palëve në përgatitjen dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve specifike relevante të një mjedisi atraktiv biznesor, si dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të shmangies së përsëritjes së aktiviteteve të ngjashme ose të njëjta mes KIESA-s dhe ARDA-s.
Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit do të bëhet nga drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa dhe nga kryeshefja ekzekutive e ARDA-s, Mrikë Macula, ku pas nënshkrimit do të ketë edhe prononcim për media.