07 Nëntor 2024

KIE përshëndetë fuqizimin e masave për prodhuesit vendor

Prishtinë, 2 tetor - Gjatë  takimit të  Këshillit Konsultativ, drejtori ekzekutiv z. Shpend Balija përshëndeti iniciativën e Ministrit Hamza për të  fuqizuar pakon fiskale me qëllim që  prodhuesit vendor të  jenë  më  të  fuqizuar dhe më  konkurrues më  tregjet rajonale si dhe ato Evropiane.

Gjithashtu,z. Balija theksoi se duhet vazhduar kështu edhe me masat tjera në  mënyrë  që  të  krijohet një  klimë  e përshtatshme për joshjen e investimeve të  huaja direkte.

Implementimi sa më i shpejt i kësaj pako duhet të  ndodh sepse koha është  kosto për prodhuesit si dhe investitorët e huaj, tha z.Balija.


Masat fiskale parashihet të  kenë  ndikim të  fuqishëm në  rritjen ekonomike dhe krijimin e një  tregu të  barabartë  në  përputhje me praktikat më  të  mira Evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)