19 Nëntor 2024

KiE kërkon zbatimin e reformave ekonomike në Francë

Paris, 16 shtator - KiE dhe instituti Standard & Poors kanë ushtruar presione ndaj Francës për zbatimin e reformave ekonomike.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, kërkesa e KiE dhe instituti Standard & Poors është parashtruar menjëherë pas vendimit të fundit të BE i cili i ka dhënë më shumë liri veprimi qeverisë socialiste të Francës për të realizuar objektivat e saj ekonomike.

Hoze Manuel Baroso, kryetari i KiE, përsa i përket kësaj ka thënë se Franca është duke ecur në një rrugë të drejtë dhe prirjet e saj për më shumë kredibilitet dhe kjo kur bëhet fjalë në sektorin e ekonomik jo vetëm që nuk është gabim për edhe në interes.

Ndërkohë instituti Standard & Poors, është shprehur se Franca duhet të vërtetojë se është në gjendje të mbulojë shpenzimet e saj.

Nga ana tjetër presidenti i Francës edhe një herë ka ripërsëritur premtimet e tij të mëparshme për uljen e nivelit të papunësisë dhe me këtë rast ka thënë: Ne i jemi afruar objektivit dhe pothuajse e kemi realizuar atë. Niveli i papunësisë është në prag të uljes dhe kjo ulje do të nisë deri në fund të këtij viti, tha në fjalën e tij Francois Holonde, president i Francës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)