06 Nëntor 2024

KfW jep grant për mënjanimi i ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë

Prishtinë, 13 qershor - Ministria e Financave ka bërë të ditur së sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore - FAZA V”.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Pjesëmarrës në ceremoni do të jetë edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë edhe prononcim për Media.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ministrinë e Financave, Ndërtesa e  Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)