18 Nëntor 2024

KFOS dhe GLPS me raport analitik mbi financimin e partive politike

Prishtinë, 2 qershor - Financimi transparent i partive politike të Kosovës është kërkesë eksplicite e Bashkimit Evropian, e cekur ne çdo raport vjetor të progresit, të cilin e punon dhe publikon Komisioni Evropian.

Kjo kërkesë ceket të jetë komponente esenciale e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Derisa na është kërkuar të përmbushim kornizën ligjore për financim të partive politike, tash e tutje detyrat tona përqendrohen në zbatimin e ligjit. Si në shumë sektorë tjera, edhe këtu kemi shënuar stagnim.

Duke e pare rëndësinë e kësaj çështje, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka mbështetur Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) që të vazhdojë me studimin e praktikave të vendosura të partive politike mbi financimin e tyre, dhe të gjenerojë rekomandime për ndryshimin e tyre, duke pasur gjithmonë parasysh qeverisjen transparente, llogaridhënëse, dhe të drejtë të vendit, me synim integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Prandaj, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe KFOS mban konferencën për media që organizohet sot në Zyrën Informative dhe Kulturore të BE-së (EUICC), Prishtinë, në orën  11:00.

Fisnik Korenica, drejtor ekzekutiv i GLPS do të prezantojë të gjeturat  e raportit analitik mbi sistemin e financimit të partive politike në Kosovë, pas një hyrje të shkurtë nga Iliriana Kaçaniku, Kordinatore e Programit në KFOS.  Raporti, i cili do të prezantohet nën platformën Forum 2015, titullohet:

“Standardet për financimin e partive: Përballja me financimin e fshehtë të partive politike në Kosovë” qe analizon sistemin financiar të partive politike dhe ofron një skemë se si duhet të raportohen dhe publikohen raportet vjetore financiare dhe të fushatave zgjedhore. Në përgjithësi, raporti:

Kjo po ashtu argumenton që financimit të partive politike ju mungojnë mekanizmat e duhur të kontrollit të cilët do të përmirësonin transparencën dhe do të ndalonin keqpërdorimet nga partitë politike në Kosovë;

·      thekson rëndësinë e kontrolleve të brendshme në partitë politike, palëve mbikëqyrëse të jashtme, te monitorimit të pavarur, dhe mekanizmave zbatues të cilët do të rrisnin transparencën dhe llogaridhënien lidhur me financimin e partive;

·      raporti analizon standardet dhe bazën e tyre në legjislacionin aktual, bën krahasimin e tyre me standarde ndërkombëtare, dhe ndriçon lidhjet mes partive politike dhe korrupsionit duke ofruar një pasqyrë lidhur me zbrazëtirat ligjore, të metat dhe problemet praktike. Raporti analizon në hollësi raportet vjetore financiare të partive më të mëdha politike duke shpjeguar në detaje burimet e të hyrave të tyre për periudhën 2009-2012 dhe reflektimin e tyre në buxhetin e përgjithshëm vjetor;

·      analizon shkeljet dhe parregullsitë që lidhen me financimin dhe fondet e partive politike, si dhe lidhjeve mes partive politike dhe praktikave korruptive.

 
Në fund, raporti ofron një numër rekomandimesh që do të ndihmojnë në përmirësimin e monitorimit të sistemit financiar të partive politike, në rritjen e transparencës financiare si dhe në promovimin e llogaridhënies të partive politike.

Raporti do të publikohet gjatë konferencës, në gjuhën shqipe dhe angleze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)