KFOR dhuroi një minibus shkollës Përparimi
Prishtinë, 25 mars - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Majori Bühler, sot një ceremoni në shkollën Përparimi - Qendra burimore për fëmijët me nevoja të veçanta në Prishtinë, gjatë së cilës KFOR-i i dhuroi kësaj shkolle një minibus.
Ky automjet do ti shërbejë kësaj shkolle për ta siguruar transportin ditor për nxënësit dhe mësuesit, dhe do tua mundwsojë atyre organizimin e ekskursioneve në mënyrë që ta pasurojnë agjendën ditore gjithashtu.
Gjeneral Bühler ka marrë pjesë në ceremoni së bashku më drejtoreshën e shkollës zonjën Igballe Potera, me përfaqësuesit nga ministria e arsimit si dhe ata nga komuna e Prishtinës.
Ceremonia është mbajtur në një atmosferë shumë të këndshme ku zonja Potera ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë donacion.
Me këtë rast Gjeneral Bühler ka rikujtuar se si KFOR-i në misionin e tij nuk ka kontribuar vetëm në përmirësim dhe ruajtjen e masave të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, por gjithashtu ka ofruar përkujdesje për të rinjët dhe fëmijët.
"Kurdo që është e mundur që KFOR-i tju ndihmojë njerëzve, është kënaqësi! ka thënë Komandnati i KFOR-it duke shtuar se " një investim për rininë është gjitjhmonë një investim në të ardhemn e një vendi.