15 Nëntor 2024

Këshilli Kosovar për Raportim Financiar mbajti takimin e parë

Prishtinë 16 shkurt - Këshilli Kosovar për Raportim Financiar sot mbajti takimin e parë me ministrin e Financave  Avdullah Hoti për vitin 2016, ku u diskutua për punën e Këshillit për vitin 2015 si dhe për planet dhe sfidat për vitin 2016.

Pjesëmarrësit në këtë takim biseduan për harmonizimin e Udhëzimeve Administrative me direktivat e BE-së dhe praktikat më të mira të Mbretërisë së Bashkuar, përkatësisht të Shoqatës së Kontabilistëve (ACCA), në sferën e licencimit të auditorëve ligjorë dhe firmave të auditimit ligjorë.

Njëkohësisht është diskutuar për harmonizimin e kërkesave ligjore me direktivat e BE-së mbi  raportimin financiar të ndërmarrjeve të mëdha, publikimin e pasqyrave financiare, për amandamentimin e ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, licencimin e auditorëve dhe shoqatave profesionale, si dhe për fillimin e aktiviteteve në fushën e kontrollit të cilësisë.

Ministri i Financave  Avdullah Hoti u shpreh se “raportimi i rregullt financiar i bizneseve në Kosovë është një sukses i punës së Bordit dhe i Sekretariatit të KKRF-së, por edhe i Ministrisë së Financave,  si dhe jemi në rrugë të mbarë në realizimin e objektivave në vitet në vazhdim”.

“Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Financave sa i përket krijimit të kushteve sa më të mira për bizneset për hartimin e pasqyrave financiare, si dhe dorëzimin e tyre në mënyrë të rregullt në KKRF, me synim të kontributit në besueshmërinë dhe transparencën e pasqyrave financiare”, shtoi Ministri Hoti.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar Gem Maloku pas prezantimit të Raportit të punës së Bordit për vitin 2015 si dhe planin dhe sfidat e vitit 2016 tha se  “Bordi ka gatishmërinë e tij për të punuar në krijimin e standardeve cilësore raportuese jo vetëm për ndërmarrjet e mëdha por për ndërmarrje të mesme dhe të vogla, ku për  ndërmarrjet e mesme dhe të vogla do të kemi edhe angazhime të tjera”.

Gjithashtu ai theksoi se “Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar është i përkushtuar edhe në fillimin e aktiviteteve të kontrollit të cilësisë të punës së auditorëve ligjorë, firmave të auditimit ligjorë dhe shoqatave profesionale”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)