19 Nëntor 2024

Këshilli Konsultativ miratoi udhëzimet e para për doganat dhe ATK-në

Prishtinë, 4 shkurt - Këshilli Konsultativ, i kryesuar nga  Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka mbajtur takimin e saj të dytë. Në këtë takim kanë marr pjesë zyrtarë të lartë të MEF-it, Doganave, ATK-së, Odës Ekonomiike Amerikane, Komisionit Evropian dhe Ambasadës Amerikane.

Aty është diskutuar rreth tri dokumenteve të rëndësishme si draft-udhëzimi administrativ për procedurat e thjeshtëzuara, draft udhëzimi administrativ për përcaktimin e kostos së shpenëzimeve të transportit të mallërave të importuara dhe  vendimi shpjegues publik për projektet dhe kontratat afatgjate ndërtimore.

Të gjithë të pranishmit pas shpjegimeve dhe debatit kanë miratuar këto udhëzime të parat nga Këshilli Konsultativ. Ky organ rekomandon ministrin e Financave, që ti nënshkruaj, ndërsa Dogananës dhe Administratës Tatimore i rekomandon që menjëherë të nisë zbatimin e tyre në praktik, në mënyrë profesionale që opertaorëve ekonomik në Kosovë t’iu lehtësohet aktiviteti në punën e përditshme. Këto udhëzime qartësojnë më mirë edhe pozicionin e ekzekutuesve të ligjit, por edhe të bizneseve.  

Agim Shahini, kryetar i Këshillit Konsultativ, kërkoi nga të gjithë të pranishmit që të prodhojnë sa më shumë udhëzime, ligje e vendime, të cilat lehtësojnë aktivitetin biznesor në Kosovë, por edhe të cilat prefeksionojnë agjencionet buxhetore që janë zbatuese të ligjeve dhe udhëzimeve për ngarkesa dhe mbledhje të taksave.

Njëkohësisht u kërkua edhe nga bizneset që të propozojnë lehtësirat e tyre në Këshillin Konsultativ, në mënyrë që  ky organ të diskuton penegesat apo parashtresat që vijnë nga bizneset e sektorëve të ndryshëm në Kosovë.  

Drejtori i Doganave të Kosovës Lulëzim Rafuna, tha se doganave u lehtësohet puna shumë nga funksionalizmi i Këshillit Konsultativ. Ai premtoi se do të jenë të hapur edhe ndaj përfaqësuesve të bizneseve për secilën ankes që i drejtohet doganave apo KK-së.

Behxhet Haliti, drejtor i Administratës Tatimore, tha se ky institucion është transparent në marrjen e vendimeve në bashkëpunim me përfaqësuesit e biznesit.  Ai premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë komunikim të drejt për të gjitha çështjet që ngrisin përfaqësuesit e biznesit.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, tha se të gjitha komentet dhe propozimet e tyre për udhëzimet e miratuara më lartë janë marr parasysh nga Këshilli dhe kontributi i tyre as në të ardhmen nuk do të mungoi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)