Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon fuqishëm sulmin ndaj investitorit të huaj
Prishtinë, 25 tetor - Këshilli i Investitorëve Evropianë ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic duke denuar fuqishëm këtë sulm dhe duke u shprehur se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfillët të biznesit në Kosovë.
Në fund EIC thekson se, si përfaqësuese e bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe mos të ndodhin përsëri në të ardhmen.