Këshilli i Byrove ta lejojë Kartonin e Gjelbër të Kosovë
Prishtinë, 5 maj - Pas pranimit në UEFA dhe rekomandimit pozitiv për lëvizje të lirë nga Komisioni Evropian, tani më shumë se kurrë kemi nevojë për Kartonin e Gjelbër i cili do të forconte edhe me shumë kuptimin e lëvizjes së lirë të qytetareve.
Lëvizja e lirë nuk ka kuptim nëse shoqërohet me pengesa dhe vështirësi siç janë pagesat shtesë gjatë hyrje - daljeve në shtetet evropiane. Fatkeqësisht, qytetarët tanë në çdo hyrje të shteteve evropiane obligohen të paguajnë polica kufitare dhe rrjedhimisht edhe qytetarët nga Evropa para çdo hyrje në Kosovë paguajnë policë kufitare.
Kjo praktikë e pakuptimtë duhet të përfundojë sa me parë sepse në radhë të parë dëmton vetë qytetarët evropian dhe është në kundërshtim me misionin e Këshillit të Byrove i cili promovon lehtësira në trafikun rrugor ndërkombëtar dhe mbrojtje të lartë për viktimat e aksidenteve në trafikun rrugor ndërkufitar.
\"Shpresojmë se Këshilli i Byrove do të ndjek shembullin e UEFA-s, dhe sa më parë të bëjë një zgjidhje kur dihet tashmë se nga ana jonë janë plotësuar të gjitha kriteret teknike që mundësojnë anëtarësimin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve në ketë organizatë. Në të kundërtën, byrotë e vendeve evropiane janë të obliguara tu bëjnë rimbursimin e shpenzimeve për policat kufitare shtetasve te tyre\', thuhet në komunikatën e Rrahim Pacollit.