15 Nëntor 2024

Këshilli Ekonomiko Social kërkon që Abrashi të vazhdojë mandatin

Prishtinë, 1 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka zhvilluar një takim me partnerët socialë, ku në mënyrë unanime me kërkesën e tyre u dakrduan që z. Abrashi të kryesojë Këshillin Ekonomik Social deri në qershor të këtij viti.

Gjatë këtij takimi ata u pajtuan që pas kësaj periudhe kryesuesi do të zgjidhet përsëri me konsensus, por nëse konsensusi nuk arrihet, atëherë do të vendoset me instrumentin e votës.

Brenda kësaj periudhe do të shqyrtohen edhe çështje që i përkasin buxhetit  të KES-it si dhe infrastrukturës ligjore.

Në takimin e sotëm u aprovua edhe raporti i punës njëvjeçarë të Këshillit Ekonomik Social.

Po ashtu, sot u diskutua edhe për Ligjin e Punës, pensionet e parakohëshme të minatorëve si dhe luftën kundër informalitetit.

Këshilli Ekonomik Social ka diskutuar edhe për Kontratën Kolektive, për të cilën ata u angazhuan që kjo të gjejë zbatim jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)