15 Nëntor 2024

KES propozon që paga minimale të ngritet në 210 euro

Prishtinë, 25 mars - Këshilli Ekonomiko-Social (KES) ka propozuar që paga minimale për punëtorët kosovarë të ngritet në 210.

Një propozim i tillë tashmë është dërguar në Qeveri dhe vendimi për ngritje të pagave pritet të merret muajin tjetër, në mënyrë që të fillojë të zbatohet nga janari 2017.

Aktualisht paga minimale në vend është e kategorizuar 130 euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë thënë për gazetën “Zëri” se rekomandimet për pagën minimale janë dërguar në Qeveri që Komisioni Profesional për Financa, Ekonomi dhe Privatizim të punojë rreth kësaj çështjeje, bazuar në kriterin se a ka pasur rritje gjatë këtyre viteve, pastaj ky komision do ta prezantojë punën e vet në KES.

“Në takimin e fundit të Këshillit Ekonomiko-Social është kërkuar nga Projekti Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), të bëjë një studim krahasues për modelin e përcaktimit të pagës minimale dhe mesatare, i cili do të ndihmojë komisionin, KES-i dhe Ministrinë.\"

\"Në kuadër të kësaj, Këshilli Ekonomiko-Social (KES) do të rekomandojë nivelin e pagës minimale në përputhje me kriteret e përcaktuara me Nenin 57 të Ligjit të Punës 03/L-212, dhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ Nr. 09/ 2013, për kriteret dhe procedurën e përcaktimit të pagës minimale në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punës dhënë gazetës.

Ndërkohë Alush Sejdiu, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka thënë se ka vonesa nga ana e institucioneve sa i përket vendimit të pagës minimale, por që është i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë.

Ai thotë se në Këshillin Ekonomiko-Social është bërë propozimi që të largohet kategorizimi i pagës minimale si dhe paga minimale të jetë 210 euro deri në 230 euro.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)