KES pajtohet të ngritët paga minimale prej 135 euro
Prishtinë, 10 maj - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi ka bërë të ditur se sot në Këshillin Ekonomik Social, janë pajtuar që të heqet paga minimale prej 135 euro.
\"Sot në Këshillin Ekonomik Social, u pajtuam që të heqim pagën minimale prej 135euro dhe të kemi vetëm një pagë minimale, pa dallim moshe\", theksoi Abrashi.
Kurse, për pagën minimale Abrashi ka thënë se do të vendosin javëve në vijim, duke trajtuar disa faktor, si paga mesatare, rritja ekonomike, inflacioni etj