Kerry dhe Rice kandidatë për president të Bankës Botërore
Washington, 9 mars - Senatori amerikan John Kerry dhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice, janë përmendur si kandidatë të mundshëm për postin e presidentit të Bankës Botërore.
Indra Nooyi, drejtori ekzekutiv i kompanisë PepsiCo, thuhet të jetë gjithashtu në lisntën e kandidatëve që po përpilon administrate Obama për të zëvendësuar presidentin e tanishëm. Zoellick përfundon mandatin e tij në fund të qershorit.
Një zëdhënës i zotit Kerry tha se ai nuk është kontaktuar rreth postit të Bankës Botërore dhe nuk është i interesuar.
Sipas një marrëveshje jozyrtare që daton pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara tradicionalisht zgjedhin presidentin e Bankës Botërore ndërsa evropianët atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Por ekonomitë me rritje të shpejtë kanë bërë thirrje për një proces më të hapur për të identifikuar një kandidat të kualifikuar nga një shumëllojshmëri vendesh.