Kërkohet zgjidhje për Kartonin e Gjelbër
Prishtinë, 6 maj - Ministri i Diasporës, Valon Murati, sot nga kabineti qeveritar ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për problematikën e mërgimtarëve lidhur me Kartonin e Gjelbër.
Në mbledhje të qeverisë, ai ka ftuar kryeministrin Mustafa ta formojë një grup pune, i cili urgjentisht do të trajtojë këtë çështje dhe të gjejë alternativa më të mira, në mënyrë që mërgimtarët ti shmangen pagesave të larta për Kartonin e Gjelbër.
Ai ka treguar se së bashku me kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmanin dhe me ekspertë të fushës, ka bërë përpjekje ti identifikojë zgjidhjet e mundshme alternative për këtë çështje. Megjithatë që procesi i gjetjes së një rruge të pranueshme për zgjidhjen e këtij problem të marrë një rrugë për zgjidhje dhe të fuqizohet, besoj se është e nevojshme përfshirja e të gjitha strukturave shtetërore me kapacitetet politike dhe profesionale, përfshirë vetë kabinetin qeveritar dhe Zyrës së Kryeministrit.
Në funksion të saj, z. kryeministër, rekomandoj që në afat sa më të shkurtër ta trajtoni mundësinë e krijimit të një grupi pune i përbërë nga institucionet relevante, në mënyrë që urgjentisht ti trajtojë të gjitha zgjidhjet alternative që janë identifikuar deri më tani dhe që në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë, e sidomos me ndihmën e Komisionit Evropian, të gjendet mundësia për zgjidhjen e kënaqshme të kësaj problematike, së paku para 1 korrikut të këtij viti, ka thënë Murati, duke shtuar se më 26 dhe 27 maj mbahet mbledhja vjetore e Asamblesë së Këshillit të Byrove Evropiane të Sigurimit ne Poloni dhe, sipas tij, një reagim i Kosovës në këtë drejtim do të mund të krijonte hapësira për zgjidhje të ndërmjetme.