16 Janar 2025

Kërkohet zbatimi i Ligjit për shërbyesit civilë

Prishtinë, 18 dhjetor - Me rastin e përmbylljes së fundvitit, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) ka prezantuar para medieve dhe  opinionit publik aktivitetet sindikale, me theks të veçantë disa nga pikat më të rëndësishme për shërbyesit civilë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryetari i SSHCK-së, Mursel Zymberi, pasqyroi rezultatet e punës së SSHCK-së gjatë vitit 2012, si dhe  ballafaqimin me sfidat gjatë këtij procesi.

Ai potencoi se SSHCK-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të realizojnë kërkesat e arsyeshme dhe ligjore, siç janë: zbatimi i Ligjit për shërbyesit civilë në përpikëri, zbatimi i Ligjit të pagave për shërbyesit civilë; retroaktivi për ngritjen e pagave për muajt janar-shkurt 2011 për shërbyesit civilë, si dhe keq-menaxhimi i Fondit të Kuadrove. 

SSHCK-ja sipas tij vlerëson se janë realizuar prioritetet programore të përcaktuara nga SSHCK-ja, siç janë: shtrirja e aktivitetit sindikal në nivelin lokal dhe qendror;  shpërndarja e ndihmave solidare në bazë të kërkesave të anëtarëve të SSHCK-së, si dhe takime me përfaqësues të institucioneve qendrore rreth harmonizimit të rregullave, që kanë të bëjnë me shërbyesit civilë dhe mos shkelja e të drejtave të shërbyesve civil nga eprorët e  tyre.

Mos nivelimi i pagave për shërbyesit civilë prej 20 për qind, që është premtuar nga Qeveria e Kosovës, e që ende nuk është zbatuar, ndryshimi i pagave për muajin janar dhe shkurt 2011, që nuk është realizuar, edhe pse me këtë është e obliguar Ministria e Financave që të realizojë këtë gjë.

Zymberi ka theksuar se për moszbatim të këtyre vendimeve, SSHCK-ja asnjëherë nuk do të ndalet dhe nuk do të heqë dorë nga realizimi i të drejtës që i takon shërbyesve civilë. Për këtë do të kërkojmë drejtësi edhe në gjykatat kompetente, duke e llogaritur njëherësh edhe kamatën për shumën e mjeteve,  që e mban pezull ende Ministria e Financave.

Pas shumë përpjekjeve dhe këmbëngulësisë së SSHCK-së është arritur që një përfaqësues nga kjo sindikatë të marrë pjesë në takimet e Komisionit Qeveritarë për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil të Kosovës.

Ky përfaqësues sindikal sipas Zymberit do të do të kontribuojë pozitivisht dhe profesionalisht në Komision, duke sugjeruar për cilësinë dhe mos dëmtimin e interesave të shërbyesve civilë. 

Në Rregullore parashihen kriteret dhe procedurat për klasifikimi e vendeve të punës, gradave dhe hapave të gradimit për nëpunësit civilë në institucionet e nivelit qendror dhe lokal, në pajtim me Ligjin për shërbimin civil në Republikën e Kosovës dhe Ligjit për Pagat e shërbyesve civilë.

Mos zbatimi i kritereve për Fondin e Kuadrove, që sipas informatave të SSHCK-së nuk janë përfillur kriteret e Rregullores nr.14/2012 për Fondin e Kuadrove, ka bërë që përfituesit nuk kanë qenë adekuat siç parashihet në rregulloren e këtij fondi, por ka vazhduar sikurse vitin e kaluar pa ndonjë ndryshim pozitiv, përkundrazi edhe më keq.

Këtë e dëshmon edhe fakti se një pjesë e kuadrove jo që janë kthyer për të kontribuar në forcimin e institucioneve, por përkundrazi një pjesë e tyre është larguar nga Kosova.

Arsyeja e largimit të tyre ka qenë mos stimulimi dhe mos trajtimi i duhur nga institucionet që thirren për këtë çështje. Shërbyesit civilë kanë shpreh pakënaqësinë e tyre rreth përcaktimin të kandidatëve pa përfillur kriteret e rregullores.

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës do të jetë çdo herë pararojë e mbrojtjes së të drejtave të shërbyesve civilë dhe zbatimit të rregullave dhe normave ligjore në institucionet e Kosovës

SSHCK njëherësh iu uron festat e fundviti të gjithë shërbyesve civilë të Republikës së Kosovës!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)