15 Nëntor 2024

Kërkohet tërheqja e çmimit të ProCredit Bankes nga CRS

Prishtinë, 3 dhjetor - Grupi i ish-punëtorëve të Procredit Bankës i ka shkruar një letër rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë CRS për të ngritur shqetësimin për faktin që me 18 Nëntor, Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë, mbajti ceremoninë e ndarjes së shpërblimit CSR në Kosovë për vitin 2015, dhe që në këtë ceremoni banka ProCredit (PCB) u shpërblye me çmimin fitues, si \"kompania më e përgjegjshme ndaj shoqërisë\".

"Dëshirojmë thellësisht të besojmë që ju nuk keni arritur të informoheni drejt lidhur me gjendjen e vërtet në teren lidhur me sjelljen e PCB-sw ndaj punëtorëve të vet, dhe në mungesë të informatës keni marr nje vendim për dhënje të çmimit."
 
"Na lejoni të ju informojmë për keqtrajtimin të cilin banka bëri ndaj ish-punëtorëvë të saj e për të cilën Ilir Aliu, shefi i PCB për Kosovë, është nën hetime."
 
"Na lejoni të ju informojmë, se korporata të cilën ju e shëprblyet si korporatën më e ndërgjegjshme në vend, largoi nga puna më së paku 400 punëtorë përmes kërcnimit, shantazhit dhe presionit psiçik, gjatë peridhës së fundit 4 vjeçare", theksohet në letren e këtij grupi.

Për këtë arsye, 60 ish-punëtorë të Procredit Bankës janë organizuar dhe kanë deponuar kallëzimet penale ndaj më tepër se 20 menaxherëve të kësaj banke, bazuar mbi kodin penal të Republikës së Kosovës duke u thirrur në keqpërdorim të pozitës zyrtare, kërcnim, shantazh, lajthitje, presion psiqik i cili rezultoi me dëmtim serioz të shëndetit të ish-punëtorëve.

Për më tepër, rasti është klasifikuar për trajtim nga “Prokuroria për krime të rënda” në Prishtinë, me numër të lëndës PP98/15.

Gjithashtu ndaj bankës ka edhe shumë padi civile dhe ankesa në Inspektorat të Punës, të cilat lidhen pikërisht me largimet nga puna në mënyrë të kundërligjshme.

Vlen të theksohet se të gjithë ish-kolegët e këtij grupi, të cilët kanë paraqitur ankesë në Inspektoratin e Punës, kanë pranuar vendime të cilat vërtetojnë se banka ka ndërprerë marrdhenjën e punës në mënyrë të kundërligjshmne dhe arbitrare.

Për këtë arsye, përmes vendimeve, Inspektoratit i Punës ka urdhëruar bankën që të i kthej punëtorët në punë, gjë të cilën banka nuk e ka respektuar.

Lidhur me këto ndodhi, më datën 5 Shkurt 2015, RTK ka transmetuar edhe emisionin “Jeta në Kosovë”1, në kuadër të së cilit janë përfshi disa raste te ndryshme të cilat lidhen me shkeljën arbitrate të drejtave të punëtorit dhe keqtrajtimit të tyre.

Në këtë emison, shqetësimet për mënyrën se si ProKredit i trajtoi punëtorët i ngriten edhe institutucionet si Avokati i Popullit, Kryeprokurori për Prishtinë dhe Kryeinspektori i Punës që punon në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kosovë.

"Ne nuk dëshirojmë të besojmë se Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë (CSR Kosovo), me vetëdije të plotë i injoron këto të dhëna dhe totalisht anashkalon ish-punëtorët e kësaj banke, të cilët fillimisht u ballafaquan me largime të kundërligjshme nga puna (në këtë kohë kur shkalla e papunësisë sipas Entit Statistikor në vend, arrin mbi 40%)."

"Ne besojmë së CSR-i është plotësisht i vetëdijshëm se ish-punëtorët e bankës ProCredit së bashku me familjet e tyre, janë pjesë vitale e kësaj shoqërie dhe duhet respektuar. Për më tepër jemi thellë të bindur se CSR-i që, përmes dhënjës së çmimeve të tilla, në asnjë mënyrë nuk do të inkurajonte , ndonjë korporatë në vend të sillet në atë mënyrë me punëtorët e saj", theksohet në letren e Grupit të ish-punëtorëve të Procredit Bankës.

Sundimi i rendit dhe i ligjit, është klasifikuar prioritet mbi prioritete për stabilizimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.

Mos respektimi i vendimeve të Inspektoratit sipas këtyre ish punëtorëve nuk mund të interpretohet ndryshe veçse mosrespektim i rendit dhe e ligjit në vend.

\"Ne, grupi i ish-punëtorëve të bankës, vazhdojmë të besojmë se Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë asnjëherë nuk do të inkurajonte një korportë drejt mos respektimit të ligjit, duke e shpërblyer atë me nje çmim të tillë\", thekojn ata.

Arian Zeka, kryetar i Odes Amerikane në Kosovë, është shprehur se përmes aplikimit të parimeve të CSR-së, bizneset demostrojnë përkushtimin e tyre për të punuar me të gjithë akterët relevant në zhvillimin e një agjende të qëndrueshme ekonomike.

"Ne jemi thellë të bindur, se Arian Zeka është plotësisht i pajtimit se nuk mund të kemi agjendë të qëndrueshme ekonomike, nëse nuk ka trajtim të drejtë dhe korrekt të punëtorëve, në përputhshmëri të plotë me ligjet në vend."

"Ne pajtohemi plotësisht me fjalën e Agon Gashit, Kryetar i Bordit në Rrjetin CSR, se është e rëndësishme të kuptohet se është e mundur të ndërtohet dhe menaxhohet një biznes i sukseshëm dhe në të njejtën kohë të jetë i përgjegjshëm ndaj shoqërisë dhe ambientit, mirëpo ne nuk pajtohemi se ky shembull është kompania të cilën ju e keni nderuar me këtë çmim", thekson ky grup.

Misioni i CSR është përputhshmëria me 10 principet e \"Global Compact\" që është kornizë e bazuar në principet për bizneset, më saktësisht dhjetë principe në fushat e të drejtave njerëzore, ambientit dhe anti-korrupsionit.

Mbrojtja e të drejtave njerëzore, të mbrojtura ndërkombëtarisht, eliminimi i punës së fëmijëve, promovimi i projekteve ekologjikisht miqësore, eliminimi i diskriminimit të lidhur me punë apo profesion dhe promovimi i vlerave anti-korruptive janë disa prej fushave që Rrjeti CSR ka për qëllim t\'i adresojë.

"Shpresojmë se e keni kuptuar drejtë indinjatën tonë dhe shqetësimin tonë që përmes praktikave të ndarjës së çmimeve të tilla një kompanie sikur Banka ProCredit, ju jeni duke vepruar kundër misionit të parashtruar në principet e CSR."

"Përmes dhënjës së një çmimi të tillë, ju jeni duke inkurajuar bizneset e tjera të veprojnë në mënyrë të njejtë me punëtorët, duke abuzuar rëndë me ligjin, dhe në kohë të njejtë jeni duke inkurajuar edhe vetë bankën të vazhdojë me abuzime të mëtutjeshme, siç edhe janë deklaruar gjatë marrjës së çmimit", pohojn grupi.

Përmes kësaj letre të hapur, Grupi i ish-punëtorëve të Procredit Bankës kërkojn nga Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë (CSR Kosovo), të tërhjekë çmimin e dhënë ne afat prej 7 ditëve, duke demonstruar përkushtimin për: ndërgjegjësimin e koroporatave për praktikat e vërteta të CSR-it.

Për më tepër Grupi i ish-punëtorëve të Procredit Bankës kërkojn që vendimin për tërheqjen e çmimit të dhënë, si dhe arsyen e marrjës së një vendimi të tillë, të publikoni përmes mediave.

"Mbesim me shpresën që ju do e kuptoni drejtë kërkesën tonë për tërheqje të çmimit dhe do veproni konform etikës së CSR-it."

"Në të kundërtën, ne nuk na mbetet tjetër, përpos se të i drejtohemi CSR Europe, dhe të përcjellim shqetësimet tona atje", thekson në fund Grupi i ish-punëtorëve të Procredit Bankës .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)