19 Nëntor 2024

Kërkohet të rritet mbikëqyrja ndaj agjencive të pavarura

Prishtinë, 5 shkurt - Të mërkurën, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri diskutuan mbikëqyrjen parlamentare ndaj institucioneve të pavarura të Kosovës.

 

INDEP prezantoi një kornizë gjithë mbuluese për raportet e agjencive të pavarura ndaj Komisionit si mënyrë për të rritur mbikëqyrjen parlamentare ndaj institucioneve të pavarura në Kosovë.

“Nuk është puna vetëm te mbikëqyrja si tërësi por edhe te kualiteti i kësaj mbikëqyrje,” ka thënë Zenun Pajaziti, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomin, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Ai ka thënë se komisioni asnjëherë nuk ka arritur të ketë një model të raportimit. “Ky ka qenë qëllimi që ne kemi kërkuar [ide për këtë çështje] nga INDEP, të cilët janë vazhdimisht me ne dhe më në fund kemi një manual i cili mund ti ndihmojë institucioneve në raportim.”

Manuali për Raportim të Agjencive të Pavarura, i përgatitur nga INDEP, ka për qëllim informimin e institucioneve të pavarura mbi një mënyrë më efikase të raportimit pranë Kuvendit të Kosovës.

Propozimi për raportim përfshin shabllonin për raportim buxhetor, raportim të aktiviteteve të vitit paraprak si dhe realizimin e detyrave ligjore dhe qëllimeve të brendshme të secilës agjenci. Ky shabllon është gjithashtu i paraparë që ti bëjë raportet më të lexueshme për publikun e gjerë dhe jo vetëm për persona të përfshirë në mbikëqyrjen e këtyre institucioneve.

Në tryezë ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues së shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të disa nga agjencive të pavarura më të rëndësishme që operojnë në vend.

Gjatë prezantimit të punimit, Burim Ejupi nga INDEP theksoi se një ndër çështjet kryesore që e ulin efikasitetin e raportimit të agjencive të pavarura pranë Kuvendit është mënyra jo uniforme e raportimit të agjencive të ndryshme.

“Në bazë të përvojës së mëparshme të INDEP në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, është vërejtur që për shumë çështje përfaqësuesit e agjencive të pavarura kanë pasur përgjigje por vetëm pasi janë pyetur nga anëtarët e komisionit. Kjo pasi shumë të dhëna mungonin nëpër raporte.”

“Me sa e pashë unë [manuali] i reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare,” tha Driton Gjonbalaj, Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. “Ne gjithmonë jemi përpjekur t’i identifikojmë të dhënat që do të duhej të raportohen,” shtoi Gjobalaj duke thënë se “pa marrë parasysh statusin formal të këtij dokumenti, për AAC do të shërbejë si dokument i mirë pune dhe do ta ndjekim në përkipmëri për të hartuar raportin.”

Në tryezë ishte pjesëmarrës edhe zëvendës ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Joe Preston. Z. Preston vlerësoi tryezën dhe manualin e prezantuar nga INDEP si një nismë e duhur për të krijuar mekanizmin e munguar që do të fuqizonte rolin mbikëqyrës të Kuvendit. Ishte përfundim i përbashkët që një Ligj për Agjencitë e Pavarura do të ishte hapi i duhur në mënyrë që raportimi i këtyre Agjencive të ishte uniform dhe t’i shërbejë transparencës dhe llogaridhënies.

Kjo tryezë diskutuese dhe manuali u organizua në kuadër të programit të INDEP për Qeverisje Demokratike si dhe u  mundësua nga Ambasada e Britanisë se Madhe në Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)