19 Nëntor 2024

Kërkohet të krijohet një sistem i mbikëqyrjes publike mbi auditimin

Prishtinë, 12 shtator - "Duhet të krijohet një sistem i mbikëqyrjes publike mbi auditimin në Kosovë në mënyrë që raportimi financiar të jetë më afër standardeve të BE-së" - këtë rekomanduan ekspertë të raportimit financiar në një punëtori të organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) dhe Banka Botërore gjatë 10 dhe 11 shtator 2013 në Pejë.

Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit e punëtorisë diskutuan ndryshimet e propozuara të Ligjit për Raportim Financiar dhe Auditim.

Me ndryshimet e propozuara në proces të finalizimit, pjesëmarrësit e punëtorisë përgëzuan Ministrinë e Financave për miratimin e shumicës së rekomandimeve nga Raporti për Kontabilitet dhe Auditim i publikuar rishtas nga Banka Botërore mbi Respektimin e Standardeve dhe Kodeve.

Raporti kishte si përpjekje të forcojë më tej sistemin e raportimit financiar të korporatave në Kosovë, dhe ta sjellë atë në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe acquis communautaire.

Përmirësimet në transparencë, llogaridhënjë dhe efektivitet të raportimit financiar duhet të ndihmojnë mjedisin e biznesit dhe të investimeve në Kosovë dhe rritjen e besimit të sektorit privat në rentabilitetin e aktiviteteve ekonomike në Kosovë.

Menaxheri i Vendit për Bankën Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, inkurajoi pjesëmarrësit të ndërmarrin hapa të mëdhenj drejt sigurimit të standardeve evropiane në ligjet vendore mbi raportimin financiar.

“Me këto reforma, bizneset do të njihen mes vete, të kuptojnë, dhe të fillojnë të besojnë njëri-tjetrin," tha Olters, "dhe kjo do të hapë dyert për aktivitete të reja, me produktivitet të lartë, që do të kthehen në fitime më të larta, rritje të prodhimit, dhe më shumë vende pune.”

Ardiana Bunjaku, Drejtoresha Ekzekutive e SHKÇAK-së dhe anëtare e Komisionit për Zhvillimin të Organizatave Profesionale të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK),
theksoi se "profesioni i kontabilitetit në Kosovë mbështet planet e qeverisë për të zbatuar një kornizë moderne të raportimit financiar, të nivelit të BE-së.”
 
Përfaqësuesit e institucioneve relevante, në fjalimet e tyre përshëndetëse Ramadan Avdiu - Zëvendës Ministër i Financave, Lulzim Ismaili - Zëvendës Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Gëzim Kasapolli - Zëvendës Ministrër për Integrime Evropiane dhe Safete Hadërgjonaj, Kryetare e Komisionit për Buxhet dhe Financa e Kuvendit të Kosovës, mbështetën dhe faleminderuan Bankën Botërore për përkrahjen e tyre drejt krijimit të një sistemi të raportimit financiar dhe auditimit në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Po ashtu rekomandimet e raportit ROSC u cilësuan si të një rëndësie të veçantë dhe të nevojshme për t`u implentuar si pjesë e ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.

Përveç nevojës për një sistem të mbikëqyrjes publike mbi auditimin, diskutimet gjithashtu theksuan domosdoshmërinë e ligjit të ri për të sqaruar standardet e kontabilitetit që do të aplikohen për hierarkitë e ndryshme të entiteteve, duke pasur parasysh madhësinë e tyre dhe nivelin e interesit publik të përfshirë.

Amandamentimet në Ligjin për Raportimin Financiar dhe Auditimin priten të miratohen këtë vjeshtë.

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) punon ngushtë me Bankën Botërore, në mbështetjen e reformave që do të rrisin standardet profesionale në nivele të Bashkimit Evropian, duke përfshirë fushat e mbikëqyrjes së pavarur dhe sigurimit të cilësisë.

Qendra e Bankës Botërore për Reformim të Raportimit Financiar me bazë në Vjenë ka siguruar mbështetje të rëndësishme për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë, duke përfshirë dhe botimin e fundit të Raportit mbi Standardet dhe Kodin e Kontabilitetit dhe Auditimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)