20 Nëntor 2024

Kërkohet strategji kombëtare për gratë në biznes

Prishtinë, 7 qershor - Sot u mbajt  Tryeza  me temen ‘’Gratë dhe Zhvillimi Ekonomik’’, organizuar nga grupi i grave deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me këshilltaret e komunës së Istogut, të përkrahur nga Instituti Demokratik Kombëtar NDI-në dhe USAID.

Nikoqire e kësaj ngjarje ishte deputetja  Donika Kadaj Bujupi, me kete rast u diskutua per sfidat ngecjet dhe prioritetet e grave te komunes se istogut sa i perket gjendjes ekonomike.

Deputetja Kadaj-Bujupi pasi hapi takimin tha se të gjithë jemi dëshmitarë të një gjendje të rëndë ekonomike, me nivel të lartë të papunësisë, me nivel të lartë të varfërisë, me nivel të lartë të bizneseve të cilat nuk po mund të funksionojnë, me gra që përbëjnë kapital njerëzor  të vullnetshme për afarizëm por me mundësi tepër të vogla për të hyrë në këto veprimtari dhe me prosperua.

Andaj sipas saj nevojitet një angazhim i përbashkët, qasje institucionale nga komuna e deri në nivel qendror që kjo gjendje të ndryshoi.

Nga diskutimet pjesëmarrëset e Tryezës më temën ‘’Gratë dhe Zhvillimi Ekonomik’’    konkluduan se është e nevojshme qasja në Institucione Zhvillimore Ndërkombëtare  për një karrierë të suksesshme, pa marrë parasyshë fushën nga ato vinin.

Më theks të veçantë investimet në bujqësi dhe në fusha të tjera që kanë të bëjnë më vetëpunësimin e grave  u exploruan si mundësi pasi komuna e Istogut ka resurse të mjafuteshme për zhvillim.

Fjalën përshëndetëse e mori deputetja dhe njëherësh dhe kryetarja  GGD-së, znj. Teuta Sahatqija ku përshëndeti të pranishmet, në këtë Tryezë të pranishme ishin edhe deputetja Lirije Kajtazi, këshilltarja komunale për Istog Mirushe Sadikaj .

Ndërsa rekomandimet  e tryezes janë si në vijim: të hartohet strategji kombëtare për gra në biznes, çasja ne Institucione Zhvillimore Ndërkombëtare, investimi në projekte bujqësore, që gjenerojnë vende pune, të bëhen politika ekonomike dhe fiskale (si kredi me kushte të favorshme, tatime me norma të ulëta etj.), si dhe  të subvencionohen aktivitete biznesore  të grave në  sektorë të ndryshëm.

Po ashtu është rekomanduar që të shikohet mundësia e krijimit të fondit për zhvillimin e  bizneseve të grave dhe në universitete të zhvillohen kurrikula në favor të politikave gjinore në veçanti politikave që përgadisin gratë për veprimtari ekonomike etj .


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)