Kërkohet shkarkimi i Blerim Rexhës
Prishtinë, 15 maj - Largimi i përfaqësueses së Ambasadës Amerikane, Bernadette Roberts, nga bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), nga përfaqësues të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës konsiderohet si një humbje e madhe për Kosovën.
Madje një vlerësim të tillë për përfaqësuesen e zyrës Amerikane e ka dhënë vetë edhe protagonisti i kësaj dorëheqje Blerim Rexha, i cili para pak ditësh është emëruar kryetar i bordit të AKP-së.
Burime të besueshme të gazetës Zëri, thonë se Bernadette Roberts u largua nga bordi për shkak të pakënaqësisë me mënyrën e menaxhimit të bordit nga ana e kryetarit Rexha. Por, ky i fundit përmes një komunikate për media mohon një gjë të tillë.
Në komunikatën e dërguar në emër të kryetarit thuhet se ai me keqardhje të madhe e ka marrë lajmin për largimin e Bernadette Roberts. Sipas tij, largimi i saj nga bordi është padyshim një humbje e madhe për Agjencinë.
Përfaqësues të partive opozitare në Kuvend thonë se pas kësaj që ka ndodhur kryetari Rexha duhet të ofrojë dorëheqje për të mirë të Kosovës.
Sipas tyre, vetë emërimi i tij politik ka njollosur në masë të madhe institucionin i cili shtet pronën shoqërore në vend. Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së thotë se partia të cilës i përket ai që nga fillimi ka qenë kundër emërimeve politike në bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai thotë se LDK-ja nuk e ka votuar Rexhen për kryetar të bordit të AKP-së.
Në bazë të atyre që kemi lexuar nëpër media, largimi i përfaqësues së ambasadës Amerike në bordin e AKP-së është një dëm i madh për Kosovën. Në këtë rast Rexha është dashur të jap dorëheqje nga bordi e jo përfaqësuesja e një shteti mik të Kosovëstha ai. Sipas tij, Rexha në këtë pozitë ka ardhur jo si një njeri i pavarur, por si një funksionar i lartë i partisë në pushtet.
Edhe Donika Kada Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se politizimi i bordeleve të Ndërmarrjeve dhe Institucioneve ka qenë dhe mbetet një shqetësim për partine opozitare të cilës i takon ajo.
Kada Bujupi thotë se nga kryetari i bordit do të kërkojnë një përgjigje më shkrim rreth kësaj që ka ndodhur dhe pas kësaj AAK-ja sipas saj do të del me një qëndrim rreth këtij problemi.
Erzen Vraniqi nga Sekretariati për Media dhe Komunikim ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje edhe më parë i ka kundërshtuar emërimet partiake ne ketë bord dhe politizimin e tij. Ndërkaq, sa përket shkatërrimit eventual të kryetarit të bordit, ai tha se për këtë çështje duhet të vendosur Kuvendi i Kosovës.