19 Nëntor 2024

Kërkohet që prodhimet e Kosovës të jenë prezentë në tregun serb

Prishtinë, 19 shtator - Një delegacion i bizneseve nga Serbia kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku kanë diskutuar rreth thellimit të marrëdhënieve ndërmjet bizneseve të dy shteteve. Ata kanë kërkuar që të hiqen barrierat dhe që edhe prodhimet e Kosovës të jenë prezentë në tregun serb. 

Konstatime i bizneseve të dy vendeve ishte se biznesin nuk mund ta ndal askush që të zhvillohet, por duhet krijuar kushte dhe lehtësira.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, me këtë vizitë po arrihet një bashkëpunim, i cili po bëhet pas marrëveshjes ndërmjet kryeministrave të dy shteteve ku po hapen rrugë për bashkëpunim dhe që ai të thellohet edhe më shumë.

Sipas tij kuptimi i kësaj vizite është bashkëpunimi ekonomik dhe në këtë drejtim Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë gjithçka që të tregtia të zhvillohet si duhet dhe pa probleme.

Kryetari i AKB-së tregoi se gjatë vitit 2012 ka pasur një import nga Serbia prej 268 milion euro dhe eksport kemi vetëm 10.5 milionë euro.  Ndërsa gjatë pjesës së parë të vitit kemi  import 118 milionë, kurse eksport 4 milionë euro.

“Ne do të tentojmë që prodhimet e Kosovës të futen në tregun e Serbisë pa pengesa dhe besoj që kjo bisedë do të ndikoi fuqishëm që të hiqen pengesat dhe produktet e Kosovës të jenë edhe në tregun serb”, tha Agim Shahini.

Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, bashkëpunimi i nisur do të zgjerohet dhe problemet do të eliminohen.

Nga ana tjetër Dushan Puaça, kryetar i Odës Ekonomike të regjionit të Kragujevcit, tha se po viziton Kosovën pas 25 vjetësh  dhe ndihet i impresionuar me ndryshimet e rezultatet pozitive.

Ai shtoi se pasuria më e madhe e një shteti është popullata e re, të cilën e ka Kosova.

“Po hapim bashkëpunimin ekonomik ndërmjet bizneseve të dy vendeve dhe të cilat raporte do të thellohen me projekte konkrete dhe hapjen e kompanive në të dy shtetet. Kërkojmë që edhe prodhimet e Kosovës të depërtojnë në tregun e Serbisë”, tha Puaça.

Sipas tij kanë ardhur në vizitë së pari dhe do të shikojnë mundësinë e investimeve në ato lokacione ku do të kenë më shumë përfitim dhe më pas do të bëhen edhe projekte dhe investime konkrete dhe atë jo afat shkurta, por investime afat gjate. Ai shtoi se bashkëpunimi do të forcohet edhe më shumë.

Edhe biznesmenët Milan Bjeliç dhe Sblobodan Nikoliç, treguan se kanë bashkëpunim shumë të mirë me një numër të madh të bizneseve nga Kosova dhe të cilat raporte nuk janë prishur asnjëherë dhe sipas tyre  tashmë pas kësaj vizite bashkëpunimi do të forcohet edhe me shumë biznese tjera nga Kosova.

Bizneset serbe janë interesuar pos shumë sferave edhe për atë të industrisë së akumulatorëve e baterive që janë fabrikat në Kosovë. Delegacioni i bizneseve serbe thane se janë të interesuar për investime në tregun e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)