17 Nëntor 2024

Kërkohet mbrojtje e të drejtave pronësore dhe të banimit në Kosovë

Prishtinë, 13 nëntor - Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar sot një forum për të drejtat pronësore dhe të banimit për përfaqësues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, ministritë relevante, Zyrën e Kryeministrit, gjyqësorin, policinë dhe Agjencinë Kosovare të Pronës.

Qëllimi i forumit ka qenë avancimi i dialogut në mes të komuniteteve dhe institucioneve, dialog i nisur nga OSBE në prill të këtij viti.

“Uzurpimi i paligjshëm i tokës dhe i shtëpive që u takojnë personave të zhvendosur, kërkesat për pagesë të shërbimeve komunale dhe taksave nga personat e zhvendosur për pronat ku nuk kanë qasje, dhe niveli i ulët i kthimit të pronës, janë pengesa për kthim të qëndrueshëm dhe ato duhet të adresohen,” ka thënë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ai i ka përgëzuar institucionet e Kosovës për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve nën-ligjore që forcojnë mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të banimit dhe për përpjekjet e tyre që t’i afrohen komuniteteve, si dhe për masat e marra deri më tani për të zbatuar këtë kornizë ligjore.

Pjesëmarrësit e forumit u bënë thirrje institucioneve që të adresojnë të gjitha çështjet e hapura të cilat përfshijnë edhe lajmërimet joadekuate për proceset e shpronësimit dhe përparimin e ngadalshëm në rregullimin e vendbanimeve joformale.

Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të angazhohet me institucionet dhe komunitetet për të ndihmuar mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të banimit të të gjithë njerëzve në Kosovë. Forumi i radhës është planifikuar të mbahet në verën e vitit 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)