15 Janar 2025

Kërkohet kompensimi i dëmeve të luftës

Prishtinë, 21 nëntor - Grupi  i Ekspertëve E15 organizoi sot një debat, në të cilin përveç anëtarëve të tij morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit për krime lufte pranë Ministrisë së Drejtësisë, të Agjencionit për ndihmë juridike falas, të Shoqatës së juristëve të Kosovës, Shoqatës së avokatëve, përfaqësues nga Komuna e Hanit të Elezit  dhe OJQ Ngrite Zërin nga Skenderaj, avokat, student e tjerë.

Profesor Muhamet Mustafa , udhëheqës i E15 dhe deputet në Kuvendin e Kosovës nënvizoi se agresioni serb në Kosovë kishte për qëllim që me aksione ushtarake dhe policore në mënyrë sistematike të dëmtojë pronat private, ekonomitë familjare dhe bizneset private që në kombinim me deportimin e pjesës më të madhe të popullatës jashtë Kosovës të realizonte planet e tij për spastrimin etnik.

Profesor Mustafa paraqiti të dhëna mbi studimet që janë bërë lidhur me përmasat e dëmeve menjëherë pas luftës  dhe faktit se deri tani ky problem ka mbetur i pa adresuar, ose i adresuar në mënyrë fragmentare nga individë e jo mjaft nga institucionet e organizatat vendore e ndërkombëtare.

U theksua se e drejta për zhdëmtim është e patjetërsueshme dhe nuk vjetërsohet dhe se ajo kërkon një vëmendje të institucioneve dhe akterëve tjerë të interesuar.

Lidhur me këtë ka ende paqartësi mbi procedurat që duhet ndjekur dhe se nevojitet një qasje profesionale për të kanalizuar procesin e zhdëmtimit.

Si rezultat i diskutimit në këtë debat u përkrah iniciativa që të formohet një Këshill inciativ për formimin e një asociacioni që do të merrej me këtë çështje për të mbështetur në mënyrë sistematike e profesionale aktivitetet e individuale kolektive për realizimin e të drejtave të tyre për kompensimin e dëmeve të luftës në pronën dhe pasurinë private.

Nga pjesëmarrësit e këtij debati u mbështet iniciativa për formimin e këtij këshilli,  i cili pritet që sa më shpejtë të filloj aktivitetet për formimin e Asociacionit për mbështetjen e aktiviteteve për kompensim dhe zhdëmtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)