Kërcim në inflacionin gjatë muajit korrik
Ankara, 6 gusht - Instituti i Statistikave në Turqi bëri të ditur se inflacioni në vend gjatë korrikut ka arritur 1.16 për qind, që është niveli më i lartë gjatë 18 muajve të fundit.
Sipas parashikimeve pas provës për grusht shteti deri në fund të vitit inflacioni do të arrijë 8.79 për qind. Analizatorët vendas parashikuan inflacion prej 0.6 për qind gjatë korrikut dhe 8.16 për qind sipas bazës vjetore.