Kërcënohet rimëkëmbja e ekonomisë së Evropës Lindore
Bruksel, 26 janar - Janë forcuar kërcënimet për rimëkëmbjen e ekonomisë në Evropën Lindore, thotë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimin.
Sipas saj, kërcënimet vijnë nga rritja e inflacionit dhe problemet financiare të disa qeverive të eurozonës.
Por banka thotë se situata do të jetë ndryshe nëse rimëkëmbja e Evropës Perëndimore do të jetë e fuqishme dhe do të ngrihen çmimet e lëndëve të para të eksportuara nga këto vende.
Nëse kjo ndodh, atëherë, shumë ekonomi të rajonit do të vazhdojë rritjen e shpejtë në vitin 2011.