Këmbimi me vendet e huaja 8,6 miliardë dollarë
Shkup, 6 dhjetor - Këmbimi me mallëra me vendet e huaja nga janari e deri në tetor të këtij viti është 8.602.599.000 dollarë, me ç\'rast vlera e importit është 5.310.721.000 dollarë, ndërsa eksporti 3.291.878.000 dollarë. Mbulimi i importit me skportin është 62 për qind. Deficiti tregtar është 2.018.843.000 dollarë amerikanë.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, këmbi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksportin pjesëmarrje më të madhe kanë katalizatorët e bartësve me metale fisnike ose bashjkimet e tyre, feronikli, përpunimet nga nafta, prodhimet nga hekuri dhe çeliku dhe veshmbathjet.
Në importin më së shumti janë përfaqësuar platina dhe legura e platinës, t papërpunuara ose në pluhur, nafta e papërpunuar, xehet e niklit dhe koncetratet e tyre dhe energjia elektrike.
Në periudhën janar-tetor 2012, pjesëmarrje më të amdhe në eksportin e mallrave kanë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, 62,4 për qind dhe vendet nga Ballkani Perëndimor me 24,5 për qind, ndërsa në importin e mallrave pjesëmarrje më të madhe kanë vendet anëtare të BE-së, 59,3 për qind dhe vendet në zhvillim 21,8 për qind.
Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti tregton me Gjermaninë, Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Italinë, me të cilën këmben 47,5 për qind nga këmbimi i përgjithshëm i jashtëm tregtar