Kelmendi: Njeriu i VV më kërcënoi me jetë dhe mi kërkoi 250 mijë euro haraç
Prishtinë, 18 janar - Inspektorët e Shpend Ahmetit kanë nisur sot përmes një aksioni spektakular prishjen e një ndërtesë të Ramiz Kelmendit. Këtë e bënë në emër të ligjit.
Por, deputeti i AAKsë, në një bisedë për Express, tregon arsyet që e shtynë kreun e Komunës së Prishtinës që ta marrë këtë aksion; thotë se një anëtar i partisë që udhëheq kryeqytetin e kërcënoi me jetë duke i kërkuar haraç 250 mijë euro.
Qeveria lokale e parisë Vetëvendosje në Prishtinë, që tash, ia ka nisur sulmet ndaj kundërshtarëve politik.
Ata sot kanë pasur një aksion spektakular, me shumë kamera, për rrëzimin e një tejkalimi në ndërtim që ka bërë kompania ELKOS e deputetit të AAKsë, Ramiz Kelmendi.
Inspektorët e Komunës së Prishtinës, të drejtuar nga Xhalal Sfeçla, kanë pretenduar në aksion po zbatonin ligj, por Deputeti Ramiz Kelmendi thotë se ky ishte një aksion i Vetëvendosjes për ta përkrahur një anëtar të saj, Avni Kraniqin, i cili po e shantazhin atë dhe po i kërkopn haraç.
Avni Kransiqi, njeri i Vetëvendosje, që nga fillimi i viti 2013 më ka kërcënuar me jetë dhe po mi lyp 250 mijë euro. Atij ia kam blerë një pjesë të tokës ku është e ndërtuar ndërtesa, tejkalimin së cilës sot e ka rrënuar inspektorati i Prishtinës. Atij ia kam dhënë paratë sipas kontratës, por aty njeri i Vetëvendosjes po pretendon që ka humbur shumë dhe mi ka kërkuar me kërcënim për jetë edhe 250 mijë euro, thotë Ramiz Kelmendi.
Ai e pranon që objekti që po e ndërton ELKOS ka tejkalim të lejes, por thotë që tejkalimi është veç 1.9% dhe të njëjtin kanë bërë ankesë që të legalizohet.
Kemi bërë ankesë dhe ka ende 15 ditë kohë që organet komunale të na përgjigjen në këtë ankesë tonën, të cilën e kanë pranuar, thotë Kelmendi dhe pretendon që Inspektorët e Shpend Ahmetit e shkelen ligjin kur nuk e pritën afatin e ankesës.
Ai shpjegon edhe pse dyshon që Vetëvendosje po e keqpërdor pushtetin e fituar në Prishtinë për ti favorizuar njerëzit e saj.
Avni Krasniqi i Vetëvendosjes që po më lyp 250 mijë euro dhe më ka kërcënuar me jetë, për çka po heton edhe Prokuroria e Shtetit, e ka bllokuar hyrjen e objektit të ELKOS me disa llastra e kamionë të vjetër. Inspektorët e Prishtinës nuk i ranë kësaj rruge që e ka bllokuar Krasniqi, por krejt një rruge tjetër. Ata në fakt po më dëmtojnë mua për ta ndihmuar anëtarin e tyre, Avni Krasniqi, thotë Ramiz Kelmendi.
Ai madje thotë se kjo është shenjë e keqe për Vetëvendosjen.
Kaq pak pushtet murrën dhe filluan ta keqpërdorin për të më dëmtuar. Ata dihet se çfarë qëndrimi kanë kundër meje, por komuna duhet të diskutoj me biznes e jo të e luaj rolin e diktaturës, ka thënë Kemendi për Express.
Ndërkaq zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri mohon çdo ndikim në rastin e rrënimit të tejkalimit të lejes nga ana e ELKOS.
Inspektorati nuk njeh emra. Nuk njeh as Ramiz e as Avni, por vetëm lëndë. Detajet e tjera të aksionit veç kemi dërguar në komunikatë, ka thënë Tahiri për Express. Ai ka mohuar edhe akuzat e Ramiz Kelmendit se është shkelur afati i ankesë së ELKOS.